INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dafina Zeqiri zbulon të gjitha këngët e albumit, por surprizon me bashkëpunimin me “ish-rivalen” e saj!

Dafina Zeqiri zbulon të gjitha këngët e albumit, por surprizon me bashkëpunimin me “ish-rivalen” e saj!

Publikuar më: 19:38 23-08-2021

Pasi zbuloi disa prej bashkëpunimeve me artistët më në zë që do jenë pjesë e “Dafinë moj”, ditën e sotme Dafina Zeqiri ka publikuar listën e plotë të këngëve të albumit. Vëmendje ka marrë fakti se Dafina do të sjellë edhe një bashkëpunim me Tunën, gjë që nuk e kishte zbuluar më parë. Ky është bashkëpunimi i dytë i tyre pasi bënë namin në 2010 me super bashkëpunimin e famshëm me 2PO2, “Vibe” që pati mjaft sukses dhe dëgjohet edhe sot e kësaj dite. Kënga e artisteve do të mbajë titullin “Sunny Hill”.

Siç kishte paralajmëruar Dafina ka realizuar edhe një këngë me nënën e saj, Melihate Zeqiri, e cila ka qenë këngëtare shumë vite më parë. Është pikërisht kënga prezantuese e albumit “Dafinë moj”, teksa në cover artistja ka shkruar se i gjithë albumi i dedikohet të ëmës.

Po ashtu ajo ka bashkëpunuar edhe me Argjentina Ramosaj. Në total Dafina numëron 14 këngë për albumin e ri dhe 10 prej tyre janë duete. Deri tani, Dafina ka publikuar vetëm “Llafe llafe” me Lyrical Son që po bën namin teksa nuk ka zbuluar se kur do lançohet i plotë albumi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041611194610596