Këngëtarja Dafina Zeqiri duket se nuk dëshiron që në Eurosong ta përfaqësojë Shqipërinë Në emisionin #Gjesi ku e ftuar ishte gazetarja Irma Gjema për të folur për Arilena Arën dhe atë se si do të përfaqësojë Shqipërinë fituesja, ka folur se kush do të ishte edhe fituesi potencial i këtij festivali.
Irma e ka veçuar Dafina Zeqirin. E derisa ajo ka folur për Dafinën dhe video është prerë me deklaratat e saj, Dafina Zeqiri ka komentuar te emisioni #Gjesi.
“Kur ta pranojnë Kosoven ne “Eurosong” aty m’ki @irmaxhema ??”, ka shkruar Dafina.
Kujtojmë se polemikat për fituesin e festivalit të 58-të të këngës në RTSH kanë zgjuar një interesim të madh, sidomos pasi që fituese u shpall Arilena Ara e jo Elvana Gjata siç ishte parashikuar më herët.