INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Daily Mail: Çifti Bler 493 mijë paund nga Shqipëria

Daily Mail: Çifti Bler 493 mijë paund nga Shqipëria

Publikuar më: 12:21 19-01-2016

Sipas nje investigimi te Daily Mail kompania ligjore e Çeri Bler fitoi thuajse gjysëm milion paund nga Shqipëria- atje ku i shoqi, Toni Bler është këshilltar- pas një mosmarrëveshjeje ligjore, mes qeverisë dhe një kompanie skanimi britanike.
Omnia Strategy u pagua 493 mijë paund pas mosmarrëveshjes me Rapiscan. Kontrata origjinale ishte 378 mijë paund, por u rrit më vonë me 115 mijë paund të tjera.

Ky shpërblim në kontratën e kompanisë së Znj Bler, ishte kontradiktor, për shkak se bashkëshorti i saj, Toni është këshilltar i kryeministrit Edi Rama që nga shtatori i 2013.

Qeveria shqiptare kontraktoi Omnia-n, në shtator të vitit 2014, pas marrëveshjes me Rapiscan, një kompani e vendosur në Redhill, Surrey. Rapiscan dhe një kompani tjetër, S2 Albania, fituan një kontratë 15 vjeçare, me vlerë 250 milion paund për një sistem sigurie, që u instalua në kufijtë shqiptarë.

Marrëveshja u aprovua një muaj para zgjedhjeve, të qershorit në 2013, por qeveria socialiste “e grisi” atë kur erdhi në pushtet. Rapiscan dhe S2 Albania hodhën në gjyq qeverinë shqiptare dhe çështja do të gjykohej në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë. Shqipëria i kërkoi Omnia-s të përfaqësonte dhe zgjodhi Znj. Bler që e themeloi firmën në 2011. Në prill të 2015, bazuar në këshillat e Omnia-s, qeveria shqiptare e zgjidhi çështjen me marrëveshje.

Article Logic
Execution time: 0.0033121109008789