INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Daily Mail: Historia e vrasësit nga Burreli që mashtroi Britaninë [FOTO / VIDEO]

Daily Mail: Historia e vrasësit nga Burreli që mashtroi Britaninë [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 10:45 21-05-2016

Saliman Barçi është dënuar në Shqipëri, për vrasjen e dy burrave në qytetin e Burrelit në korrik të 1997. Barçi ka arritur të largohet duke mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ka përfituar azil si refugjat Kosovar, duke përdorur identitetin e rremë me emrin Samir Basha, përpara se ai të marrë shtetësinë britanike. Ndërkohë gruaja e tij Mimoza Barçi ka treguar për martesën e tyre të gjatë, vështirësitë për të ardhur në Londër dhe humbjen e njërës këmbe të bashkëshortit.

41 vjeçari edhe pse rezulton një person i akuzuar për vrasje të dyfishtë në vendlindjen e tij , po bën “luftë” kundër ekstradimit drejt vendit tonë nga Britania e Madhe, sepse thotë që nëse kthehet ne Shqipëri, rrezikohet nga gjakmarrja, për shkak se sistemi i drejtësisë është i korruptuar.
Ai pohon se është i pafajshëm dhe është duke përdorur të gjitha të gjitha ligjet e mundshme për t’i ikur kthimit në vendlindje. Barçi thotë gjithashtu është shumë i sëmurë për ty kthyer ne Shqipëri dhe se vuan nga problemet e zemrës.Gjykata britanike pritet të marrë një vendim për shqiptarin brenda këtij muaji, ku do të vendosë nëse ai është larguar nga Shqipëria për shkak të gjakmarrjes apo për t’i shpëtuar dënimit nga drejtësia shqiptare.


Ndërkohë Daily Mail ka publikuar këtë të shtunë një intervistë me ministrin e Drejtësisë Ylli Manjanin lidhur me qëndimin e tij për këtë rast. Manjani kërkon nga autoritetet britanike të esktradojnë shqiptarin pasi ligjërisht ai rezulton të jetë një vrasës, e nëse nuk ndodh kjo thotë Manjani thotë se do të zhgënjehet.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328