INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Daily Mail” i kërkon falje Melania Trump

“Daily Mail” i kërkon falje Melania Trump

Publikuar më: 11:11 12-04-2017

Gazeta britanike "Daily Mail" i ka kërkuar falje Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump për artikullin që kishtë publikuar në gusht, ku hidhte dyshime të forta në lidhje me punën e saj si modele.
“Daily Mail” njoftoi në numrin e sotëm se i kërkonte ndjesë Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me artikullin e botuar ku nënvizohej se “Melania Trump pasi shkoi të punonte në SHBA, kreu shërbime përtej modelingut”. Ish-modelja sllovene i hodhi poshtë akuzat e duke thënë se artikulli ishte një mashtrim dhe i pabazuar në fakte duke e hedhur menjëherë në gjyq këtë gazetë.

Tashmë “Daily Mail” ka vendosur të tërhiqet plotësisht, duke thënë se akuzat e bëra nga ata ishin të pavërteta dhe duke premtuar se do ta paguajnë një më një Zonjën e Parë amerikane.

“Kërkojmë falje për shqetësimin që i kemi shkaktuar Melania Trumpit. Për ta zgjidhur çështjen që ajo ka ngritur në gjykatë, ne kemi rënë dakord që të paguajmë të gjitha dëmet e shkaktuara”, theksohet në artikullin e sotëm të gazetës britanike.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656