INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Daily Mail” në Shkodër, takon nënën shqiptare që u dëbua nga SHBA: Një letër për Melania Trump [VIDEO]

Publikuar më: 16:38 24-05-2018

Historia e nënës shqiptare e cila u dëbua nga SHBA-ja ka gjetur jehonë edhe tek e përditshmja britanike ‘ Daily Mail’ gazetarët e së cilës kanë udhëtuar deri n në Gradec, të Shkodrës.

Ajo u rikthye në fshatin ku u rrit pa pasur mundësi të përshëndesë bashkëshortin e saj Pete Gojcaj dhe 3 fëmijët.Prej 18 vitesh, Cile Precetaj jetonte në SHBA. Pak ditë më parë zyra për Emigracionin njoftoi familjen largimin e shqiptares.

Bashkëshorti i saj është shprehur se nuk e dinte që gruaja e tij ishte deportuar, por e mësoi kur ajo i telefonoi për t’i thënë se ishte rrugës për në Shqipëri. Në intervistën e dhënë për Daily Mail, ajo ka zbuluar se vajza e saj është duke i shkruar, Zonjës së Parë, Melanie Trump.

“Jam ende në gjendje shoku dhe nuk mund ta besoj që më kanë sjellë në vendin që e lashë ku kisha frikë të jetoja. Fëmijët e mi janë me milje larg dhe unë nuk e di nëse do t’i shoh ndonjëherë sërish. Si mundet që një vend të ndajë nënën nga fëmijët e saj? Si mundet ta bëjnë këtë? Gruaja e Presidentit Trump, Melanie ishte një emigrante në një vend të ndërtuar nga emigrantët. Përse ata ia bëjnë këtë një nëne që e dashuron atë vend dhe nuk ka bërë asgjë të gabuar? Shkova në SHBA për një jetë më të mirë”, shprehet ajo.

46-vjecarja rrëfen që kur u kthye nuk pushon së qari dhe se e merr malli për familjen.

“Fle vetëm 2 orë çdo natë. Zgjohem dhe mendoj për fëmijët dhe se si ata ndihen. Nuk jam ndarë kurrë prej tyre. As edhe një ditë të vetme. Ja ku jam tani mijëra milje larg tyre. Jeta ime dhe e fëmijëve të mi u kthye përmbys”, thekson 46-vjeçarja.

4.PNG

3.PNG

9.PNG

Ajo la Shqipërinë në vitin 2000 se ndihej e kërcënuar nga ish i fejuari. Pa pasur mundësi të merrte një vizë amerikane ajo hyri në SHBA nëpërmjet Kanadasë duke përdorur një pasaportë false.

nena_shqiptare.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0031352043151855