INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Daily Mail: Pamje të tmerrshme, ja si trajtohen kafshët në Shqipëri [VIDEO]

Publikuar më: 13:58 20-07-2016

Gazeta britanike i ka kushtuar një shkrim të gjatë një restoranti në malin e Dajtit, pronari i të cilit mbanë një ari të mbyllur në një ambient dëshpërues vetëm për të tërhequr vizitorët.

“I vetmuar, i dëshpëruar dhe shumë i mërzitur, aq sa kafshon veten e tij. Këto janë pamjet shqetësuese të cilat zbulojnë gjendjen në të cilën mbahet një ari në kafaz në një restorant në Shqipëri, si atraksion për turistët”, është ky titulli që Daily Mail ka sot në një nga shkrimet e saj.

“Turistët vrapojnë për të parë Tomin në shtëpinë e tij, një kafaz i vogël i cili ndodhet në një restorant në një mal të bukur, 40 milje larg kryeqytetit të Shqipërisë. Vizitorët bëjnë foto me ariun, i japin atij ëmbëlsira, kek apo patatina. Pronari i tij madje i jep herë pas here edhe birrë për t’i shuar etjen”, shkruan Daily Mail.

Në fotot e publikuara vihet në pah ambienti i mbyllur dhe i papërshtatshëm ku mbahet kafsha, si dhe mbeturinat që e rrethojnë.

“Për Tomin e izoluar dhe të uritur, i dëshpëruar për tu kthyer sërish në pyll ku dikur lëvizte i lirë, lëvizjet përfundimtare për t’i dhënë fund vuajtjeve të tij duket se do të vonojnë”, është kjo fjalia përmbyllëse e shkrimit.

Fotografi Roland Hoskins thotë se ka mbetur i shokuar kur pa gjendjen e Tomit.

Article Logic
Execution time: 0.0036191940307617