INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Daily Mail: Vrasësi shqiptar dëbohet nga Britania pasi mashtroi autoritetet vendase për 14 vite

Daily Mail: Vrasësi shqiptar dëbohet nga Britania pasi mashtroi autoritetet vendase për 14 vite

Publikuar më: 16:03 01-07-2016

Një person i dënuar 20 vite më parë në Shqipëri për vrasje të dyfishtë është bërë sot kryefjalë e një prej portaleve më prestigjoze britanike.

Daily Mail i kushton një artikull Saliman barcit, 41 vjeçari që do të dëbohet nga Britania pas 14 vitesh qëndrimi dhe jetese nëpërmjet çfarë i dhuronin të tjerët. Ai u shtir si një azil-kërkues kosovar që të pranohej në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që gjatë qëndrimit mori asistencë dhe benefite kur po luftonte kundër ekstradimit. Barci, i cili ka përdorur dhe pseudonimin Saimir Basha ia doli deri në momentin kur u arrestua nga autoritetet britanike pasi prokurorët shqiptarë kërkuan ekstradimin e tij korrikun e kaluar. Ai është akuzuar me vrasjen e dyfishtë të Përparim Ibrahimit dhe Artur Gjokës në Burrl për shumën e 60 milionë lekëve në vitin 1997. Barci u largua nga vendi pasi i vrau me një armë ushtarake, me hetimin që u detyrua të mbyllej në mars të vitit 1998. Por, me prova të reja që dolën në dritë ai u dënua në mungesë me 25 vite burg në nëntor të vitit 2009, për akuzën e vrasjes së dyfishtë dhe trafikim armësh ushtarake. Ky ishte dhe momenti në të cilin prokurorët shqiptarë bënë kërkesën e ekstradimit për ta kthyer në Shqupëri. Mësohet se ai është dënuar gjithashtu më 3 gusht të vitit 2015 në Mbretërinë e Bashkuar pasi është gjetur me kokainë. Ekstradimi u urdhërua nga Gjykatësi John Zani dhe iu dërgua Sekretarit të Shtetit për vendim përfundimtar.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996