INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Daja: Skënderbeu, luftë në tre fronte

Daja: Skënderbeu, luftë në tre fronte

Publikuar më: 09:23 29-08-2017
Kualifikimi në grupet e Europa Ligës i shton përgjegjësitë e Skënderbeut këtë sezon. Korçarët premtojnë luftë në 3 fronte dhe trajneri Daja mbetet optimist për sezonin që starton pas pak ditësh për klubin juglindor. “Kam qene në kontakte të vazhdueshme me presidentin, për të ndërtuar Skënderbeun që do të luftojë në tre fronte, sepse është kampionati, grupet e Europa Ligës dhe Kupa e Shqipërisë. Kemi shumë pak mbrojtës dhe kemi shumë rivalitet në mesin e fushës dhe sulm”, u shpreh trajneri Daja. Edhe pse me një problem të shtuar, si polemikat rreth sulmuesit Sebino Plaku, te Skënderbeu insistojnë se nuk do të ketë lojtarë që ikin. “Besoj se nuk do të ketë largime nga Skënderbeu. Edhe nëse nuk do të jetë ndonjëri pjesë e Skënderbeut, do jetë në formë huazimi, sepse kjo është edhe vetë politika e klubit. Është më mirë për lojtarët që të kenë minutazh në këmbë, në kampionate si Liga Superiore apo Kategoria e parë., flas këtu për lojtarët e rinj”, tha Daja. Trajneri Ilir Daja zbuloi gjithashtu edhe një tjetër manovër të merkatos së korçarëve. “Është edhe Taku, sepse ka kërkuar edhe ai vetë që të vazhdojë atë periudhë kur ishte te Skënderbeu, në ndeshjet e Europa Ligës”, konfirmoi trajneri i korçarëve. Skënderbeu firmosi këtë javë edhe me mesfushorin Suad Sahiti, i cili pritet të zëvendësojë Liridon Latifin e larguar te Pushkash Akademia.
Article Logic
Execution time: 0.0024948120117188