INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dajti n'Fest, një pistë dedikuar hedhjes me parashutë

Dajti n'Fest, një pistë dedikuar hedhjes me parashutë

Publikuar më: 18:30 10-12-2017

Të apasionuarit pas sportit ekstrem të hedhjes me parashutë nuk ka nevojë të udhëtojnë deri në Llogara për të ushtruar pasionin e tyre.

Tashmë, edhe Tirana ka një pistë të vetën të hedhjes me parashutë në malin e Dajtit, nga ku mund të fluturojnë të gjithë parashutistët profesionistë apo edhe ata që kërkojnë të provojnë adrenalinën që të jep ky lloj sporti.

Në Ditën Ndërkombëtare të Maleve, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, organizuan për dy ditë me radhë “Dajti n’Fest”, një organizim i kthyer në traditë për promovimin e turizmit dhe produkteve e zejeve të zonës, ku u përurua edhe pista e hedhjes me parashutë në malin e Dajtit.

Pjesë e aktiviteteve u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si dhe shumë qytetarë të Tiranës që kishin zgjedhur që ditën e sotme ta kalonin në

“Dajti n’Fest”. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që më në fund edhe Tirana ka pistën e saj të hedhjes me parashutë. “Më vjen shumë mirë që e mbajtëm fjalën, edhe e di që kemi shumë punë për të bërë. Ky është vetëm fillimi. Sapo kemi markuar territorin për ta kthyer pastaj në një pistë profesioniste që mund të akomodojë dhe dhjetëra sportistë njëkohësisht, megjithatë fillimi i mbarë është gjysma e punës”, tha Veliaj.

Ai theksoi se çdo nismë apo investim që sjell zhvillimin e sportit i shërben në radhë të parë të gjithë atyre të rinjve dhe rejave që kohën e lirë duan ta kalojnë duke u marrë me aktivitete fizike

Duke uruar festat, Veliaj theksoi se shumë shpejt Bashkia e Tiranës, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, por edhe zhvillimit ekonomik të zonave rurale, do të hapë tregun e gjelave të detit në Baldushk.

Ndërsa ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se nisma të tilla nxisin edhe më shumë zhvillimin e potencialit turistik, ndërsa theksoi se turizmi mbetet një prioritet për qeverinë.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268