INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dako i përgjigjet Bashës: Do shihemi në gjyq, o toçi i Saliut

Dako i përgjigjet Bashës: Do shihemi në gjyq, o toçi i Saliut

Publikuar më: 12:26 26-10-2018

Pas akuzave të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, se Vangjush Dako pranoi publikisht se ka bashkëpunuar me bandat gjatë zgjedhjeve të shkuara, është kundërpërgjigjur kryetari i Bashkisë së Durrësit, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka paralajmëruar se do ta padisë në gjykatë kryedemokratin për shpifje.

Dako e ka cilësuar Bashëm “një peshk rezervati”, duke i kujtuar se në Durrës, Shijak dhe Krujë “ti harojë votat” në zgjedhje. Mes të tjerash, Dako e ka cilësuar Bashën si “toçin e Saliut”.

Postimi i plotë i Dakos
O Lulëzim Basha! Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën.. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq!

Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit. Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668