INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dako i përgjigjet Bashës: O peshk rezervati, do të hajë Salianji

Dako i përgjigjet Bashës: O peshk rezervati, do të hajë Salianji

Publikuar më: 11:59 28-10-2018

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka reaguar pas deklaratës së kreut të opozitë se shkak për largimin e ministrit të Brendshëm u bë mos arrestimi i tij. Dako ka lëshuar një lum epitetesh ndaj kreut të opozitës për të cilin thotë se është peshk rezervati dhe fuks i viteve 80.
Vangjush Dako
O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve 80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s'bëhet llaf.. Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s'do ti kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Kurse atë lejen për pistën në det mirë bëre që s'e përmende prapë, se do e kishe ngrënë dyfish padinë për atë! Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rrit Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç!

Article Logic
Execution time: 0.0039129257202148