INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dako reagon pas akuzave të PD: Bashën do ta hedh në gjyq [FOTO]

Dako reagon pas akuzave të PD: Bashën do ta hedh në gjyq [FOTO]

Publikuar më: 19:42 20-12-2017

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka deklaruar publikisht që do ta dërgojë në gjyq, Lulzim Bashën. Në postimin e tij, Dako shprehet se shpifjet e kryetarit të opozitës kanë kaluar cakun, për këtë arsye do ta zgjidhë në rrugë ligjore.

“Kam vendosur ta çoj në gjyq Lulëzim Bashën, si një shpifës profesionist që e ka kaluar cakun e tolerancës time. Ky njeri që gënjen sy për sy kë t’i dalë përpara, një i paaftë që si kryetar bashkie la kokrrën e namit me paaftësinë e me gënjeshtrat e tij dhe si kryetar i opozitës e ka bërë qesharake Partinë Demokratike, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për shumë gjëra. Por nëse për ato të rëndat fare me dëme ekonomike kolosale, do t’i japë patjetër përgjigjet e veta përballë institucioneve të reja të reformës në drejtësi që ai po bën çmos ta bllokoje, me mua do të përballet e do të përgjigjet përpara gjykatës për shpifjet e tij prej mashtruesi profesionist.

Kam marrë vesh që ky karafil nuk shkon në gjyqet ku e çojnë njerëzit që i akuzon me shpifjet e tij ordinere! Por vjen s’vjen në gjyq të perballet me modelin e shpifur politik që ai mishëron, unë e kam ndarë mendjen që të mos i ndahem derisa të gjithë baltën e tij ta gëlltisë mbrapsht në sytë e gjithë popullit.”, shkruan Dako.

Article Logic
Execution time: 0.0038008689880371