E kush tha që Dakota Johnson dhe Matthew Hitt janë ndarë?
Ne të paktën nuk na duken të tillë nga fotot e publikuara së fundmi në tabloidet amerikane, ku shihet protagonistja e “50 Shades Of Grey” krah të dashurit të saj muzikant. Të dy të kombinuar me xhaketa lëkure dhe një veshje shumë casual, ata janë parë shumë pranë njëri-tjetrit gjatë një shëtitjeje në New York City këtë të martë. Vërtetë Met Gala ishtë një mbrëmje magjike edhe për Dakotan, por është koha të kthehemi në realitet dhe ku më mirë se sa në krahët e të dashurit tënd!