Para pak kohësh u bë i bujshëm spekulimi se aktorja e “Fifty Shades of Grey”, Dakota Johnson kishte nisur një lidhje dashurie me këngëtarin e grupit ColdPlay, Chris Martin.
Pasi i pamë të fotografuar në të njëjtin aeroport duke mbajtur distancë me njëri tjetrin u duk qartë se mes tyre shkëndijat që u përfolën tashmë kishin ndezur një “zjarr” dashurie.
Dhe së fundmi dyshimet zbardhen komplet, pasi disa foto të publikuara nga paparazët e tregojnë dyshen duke kaluar momente tet a tetë në plazh.
Martin, 40 vjeç është shfaqur shumë i afërt me 28 vjeçaren Dakota Johnson.
Sipas mediave të huaja, Martin dhe Dakota prej kohësh janë në lidhje, por nuk e kanë konfirmuar relacionin e tyre.