Kohëve të fundit qarkulluan shumë zëra që dyshonin për një lidhje të mundshme të yllit të filmit “Fifty Shades of Grey", Dakota Johnson dhe këngëtarit të grupit “ColdPlay”,Chris Martin.
Deri tani gjithçka duket se ka ngeluar në kuadër të thashethemeve por mesa duket dyshja ka vendosur ti japi ngjyra serioze lidhjes së tyre.
Dakota dhe Chris janë fotografuar nga paparazët së bashku për herë të parë në aeroport, pasi kanë kaluar disa ditë në Paris.
Duke parë edhe fotot duket se çifti ka qëndruar sa më larg njëri-tjetrit për të evidentuar fotografitë e mundshme së bashku, por mesa duket paparazët kanë fiksuar disa momente grinte mes tyre.
Miq dhe të afërm të Dakotës dhe Chris-it kanë pohuar se ata kanë nisur prej kohësh të njihen dhe se kanë një komunikim fantastik ndërmjet tyre.
Kujtojmë se Chris Martin ka qenë i martuar me aktoren Gwyneth Paltrow që nga 2003 deri në 2014-ën, martesë nga e cila ish-çifti ka dy fëmijë, Apple 13 dhe Moses, 11.