Analizat toksikologjike lidhur me helmimin e krushqve në një dasëm në Shijak kanë rezultuar negative në lidhje me dyshimin për helmim. Kryeinspektoria e Shëndetit në Durrës, Xhaneta Saliu deklaroi se shëndeti i dasmorëve nuk ka të bëjë me helmimin e ushqimit.
Pas daljes së analizave toksikologjike ka ardhur edhe reagimi i pronarit të lokalit në të cilin u zhvillua cermonia martesore.
Dhurim Kapo deklaroi se ka mbetur i tronditur nga fakti që dasmorët mund të kishin pësuar helmim ushqimi. Me garancinë e rezultateve të analizave toksikologjike, Kapo mendon se shkak për përkeqësimin e shëndetit të dasmorëve mund të jetë bërë kondisioneri, i cili ishte graduar shumë nën normalen.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë. Pas dasme, dhjetra dasmorë u shtruan në spitalin e Durrësit me diarre, të vjella dhe temperaturë të lartë.