Bethesda ka njoftuar që B.E.T.A. i Fallout 76 do të jetë në dispozicion në Xbox One të martën 23 tetor dhe një javë më pas, më 30 tetor, në PlayStation 4 e PC. Pre-blerja e Fallout 76 është e vetmja mënyrë për të hyrë në B.E.T.A. Gjatë testimit, serveri nuk do të jenë te aktivizuara 24 orë në ditë, pasi ekipi duhet të punojë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, të kryejë stres testin e serverave dhe të optimizojë rrjedhën e lojtarëve.
Edhe pse lojtarët kanë mundësi për të jetuar në mënyrë unike dhe të realizojnë shumë gjëra të ndryshme duke luajtur Fallout 76, të gjithë fillojnë në të njëjtën mënyrë: në hapësirën e Vaultit 76 gjatë dites se ringjalljes. Është ky moment ikonike që dëshirojne të kapet me filmin e ri me hyrjen zyrtare të lojës.
Fallout 76 do të jetë një titull i luajtshëm në single player, por vecanerisht i orientuar në multiplayer dhe gjithsesi "gjithmonë online".Ishte ide e Bethesda Game Studios qe për Fallout 4 , propozuar fillimisht vetëm në pjesë përsa i përket asamblesë dhe menaxhimit të vendbanimeve. Të gjithë lojtarët e lojës që përfshijnë një maksimum prej 12 lojtarësh, duhet të luftojnë për mbijetesën duke bashkëpunuar ose duke sfiduar kundërshtarët e tyre dhe, në të ardhmen, duke përballuar të gjitha sfidat e tjera të zones se infektuar.