INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin detaje nga tentativa e dy bullgarëve për të grabitur bankomatin [VIDEO]

Dalin detaje nga tentativa e dy bullgarëve për të grabitur bankomatin [VIDEO]

Publikuar më: 12:00 31-08-2017

Detaje të reja kanë dal në dritë nga grabitja tre ditë më parë në qytetin e Sarandës nga dy bullgarët.

Ata kanë rrëfyer në sallën e gjyqit që s'kishin për qëllim të vidhnin bankomatin por dhënat e kartave të klientëve për t’i përdorur më pas në tërheqje me karta të klonuara.

Dy bullgarët Aleksandros Doan, 46-vjeç dhe Mihaill Karaxhanov, 29-vjeç kishin hapur në bankomatin e bankës së nivelit të dytë vrima deri në 3 mm, brenda të cilave kishin si qëllim të montonin kamera të vogla që të filmonin kodet e kartave të klientëve.

Nga hetimet rezulton se dy bullgarët po silleshin para bankomatit sikur të ishin klientë, duke mos u shqetësuar as nga prezenca e njerëzve në lokalet aty pranë apo nga kalimtarët, edhe pse të paktë në numër për shkak se ngjarja ndodhi rreth orës 06.00 të mëngjesit me vete ata mbanin një trapan.

Aleksandros Doan deklaroi në sallën e gjyqit se punonte në profesion të lirë, ndërsa Mihaill Karaxhanov vazhdonte ende studimet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037181377410889