INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin detaje të reja lidhur me kapjen e gomones me 1.8 ton drogë nga Shqipëria [VIDEO]

Dalin detaje të reja lidhur me kapjen e gomones me 1.8 ton drogë nga Shqipëria [VIDEO]

Publikuar më: 11:51 13-08-2016

Gjatë operacionit të kryer 24 orë më parë, u arrestuan 5 skafistë shqiptarë në komunën e Fanos në provincën e Pesaros dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme droge e transportuar me gomone nga Shqipëria drejt Italisë. Policia italiane ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes.  Policia italiane konfirmon se sasia drogës e sekuestruar është 1800 kg e tipit marijuanë.

Operacioni për arrestimin e 5 shqiptarëve u ekzekutua nga Policia e Ankonës, në bashkëpunim me atë të Pesaros e Fanos.

Në afërsi të lumit Metauro në orët e para të mëngjesit të së premtes, nën një urë në komunën Fano të Pesaros, agjentët e policsë kanë identifikuar 2 persona në bordin e një automjeti tip Alfa Romeo, që sapo kanë ndaluar makinën kanë dhënë sinjale me laser drejt detit të hapur.

Pas gjysëm ore pranë tyre ka mbërritur një kamion. Nga një gomone e pozicionuar pranë lumit, të 5 personat kanë nisur shkarkimin e pakove me marijuanë dhe ngarkimin e kamionit me lëndën narkotike.

Ndërhyrja e policisë italiane ka çuar në ndalimin e 5 personave të gjithë të nënshtetësisë shqiptare, si dhe sekuestrimin e rreth 1800 kg marijaunë.

Gomonia ishte nisur nga Shqipëria natën duken u gdhirë dita e premte dhe lënda narkotike nga pesha e madhe që transportohej ishte e lidhur dhe në anët e jashtme të saj.

Brenda gomones janë gjetur dhe 1000 litra benzinë në 36 bidone që do të shërbenin për furnizimin me karburant të mjetit lundrues gjatë rrugës së kthimit në Shqipëri.

Gjatë ditës pritet që Prokuroria e Pesaros të bëj publik emrat e personave të arrestuar e të jap informacione më të detajuar mbi këtë operacion.

Article Logic
Execution time: 0.0046579837799072