INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin detaje të reja nga masakra në Këlcyrë

Dalin detaje të reja nga masakra në Këlcyrë

Publikuar më: 12:59 07-03-2017

Gjykata e Përmetit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Alban Voda, personi që tronditi një ditë më parë Këlcyrën.

Arsyet që e çuan ish Komando e Afganistanit drejt vrasjes makabre duke i prerë kokën Nesim Hoxhës,  ende janë të paqarta.

Voda thuhet se pas kthimit të tij nga misioni kishte probleme me shëndetin mendor.

Ndërsa nga ana tjetër dëshimtarët në fshat rrëfejnë se midis autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt të hershëm.

Gjatë seancës gjyqësore Voda nuk ka shfaqur shënja pendese madje ka shokuar me deklaratat e tij "Mirë ja kam bërë, se mos është ende gjallë?".

Mësohet se në momentin e ngjarjes 66-vjeçari Nesim Hoxha ishte i ulur  kur Voda ka shkuar dhe e ka qëlluar nga pas me thikë.

Si fillim e ka goditur në brinjë dhe pasi ka parë që ai nuk kishte ndërruar jetë, i ka prerë kokën.

Familjarët e Vodës janë larguar nga shtëpia e tyre nga frika për ndonjë hakmarrje të mundshme nga familja e viktimës.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764