Dalin detaje të reja nga atentati i dy te rinjëve shqiptarë në Milano.
Viktimat janë Agron dhe Alban Lleshaj.
Kushurinjtë u vranë mbrëmjen e së enjtes duke u qëlluan me të paktën 10 plumba.
Policia Italiane ka dhënë detaje të reja duke saktësuar se ata nuk janë vëllezër sic u fol në fillim, por kushërinj.
Viktimat ishin të paarmatosur kur po udhëtonin drejt shtëpisë me një automjet “Volksëagen Polo”, ngjyrë gri.
Nga ekspertiza ka rezultuar se plumbat i kanë marrë jetën fillimisht Albanit, i cili ishte në vendin e pasagjerit, ndërsa më pas është vrarë Agron.
Ai në përpjekje për t’iu shpëtuar vrasësve është përplasur me disa automjete në zonë, ndërsa ndjekja e atentatorëve ka zgjatur për 500 metra.
Nga kontrolli në banesën e tyre policia ka zbuluar se kishte armë dhe dyshime ka se një prishje e pazarit për drogën të jetë shkaku i vrasjes. por nuk përjashtohet edhe rasti i gjakëmarrjes.