INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin detaje të reja se si 20-vjeçari arriti i plagosur tek dera e spitalit të Bulqizës

Dalin detaje të reja se si 20-vjeçari arriti i plagosur tek dera e spitalit të Bulqizës

Publikuar më: 10:35 10-06-2018


Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e mistershme që ndodhi një natë më parë në qytetin e Bulqizës, ku një i ri u gjend në gjendje të rendë në shkallët e spitalit.

I plagosuri është identifikuar si 20-vjeçari Shkëlqim Spahiu, ai është gjetur me plagë të shumta në kokë dhe trup dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pasi ka marr ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës, ai është nisur me helikopter drejt Tiranës, ku sipas informacioneve të fundit gjendje e tij shëndetësore është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet nëse i riu ka shkuar vet deri tek dera e spitalit apo është lënë nga të tjerët.

Policia e Bulqizës ka nisur të hetojë ngjarjen, dyshimet e para janë për një tentativë vrasje.

Article Logic
Execution time: 0.0032980442047119