INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin detajet e para se për cfarë biseduan Hahn-Rama. Hahn:

Dalin detajet e para se për cfarë biseduan Hahn-Rama. Hahn: "Jemi të vendosur ta çojmë përpara anëtarësimin e Shqipërisë në BE"

Publikuar më: 11:23 26-08-2017

Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor, foli dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin e Rajonet, Johannes Hahn.

Gjatë deklaratës së tij për mediat Hahn tha se, është i sigurt se shumë shpejt do të shikojmë rezultate e Vettingut. Vendet e BE i njohin përpjekjet tuaja për të frenuar numrin e azilkërkuesve.

Hahn foli gjithashtu dhe për antarësimin e Shqipërisë në BE. Ai tha se “ nuk ka ende një datë të sigurt se kur Shqipëria do të jetë pjesë e BE, por ne jemi të vendosur ta çojmë përpara anëtarësimin e vendit tuaj në BE.

Komisioneri Hahn tha se, Bshkimi Europina është i gatshëm që të mirëpresë vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjithathu pas takimit Rama dha dhe detaje se për çfarë bisedoi me Hahn.
“Pata kënaqësi që të shkëmbej me komisionerin në një mëngjes pune lidhur me statusin aktual të Shqipërisë në BE. Folëm për zgjedhjet si një moment i kapërcyer me sukses. Folëm për vullnetin që të vazhdojë ajo që u nis si një qasje e re dhe vullnet bashkëpunimi mes qeverise dhe opozitës, e njoha komisionerin me planin e këtij mandati në funksion të reformave, të një transformimi rrënjësor të shërbimeve për publikun si një aspekt i luftës kundër korrupsionit dhe ryshfetit. Nënvizuam domosdoshmërinë e vazhdimit të procesit të vettingut. E njoha komisionerin me planin e këtij mandati, në funksion të reformave dhe shërbimeve”, pohoi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0040349960327148