Shënjesta e atentatit në orët e vona të mbrëmjes në Korçë u zbulua se ishte 29-vjeçari Mateo Aliko, ndërsa mësohet se policia ka shoqëruar 6 persona për ngjarjen.
Mateo ka qenë i i shoqëruar nga shoku i tij Gentian Kosta në momentin e atentatit.
Sipas Newsbomb, dyshohet se atentati ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës. Mateo Aliko rezulton i arrestuar në vitin 2008 së bashku me dy persona të tjerë dhe i dënuar për grabitjen e 800.000 mijë lekëve në një pikë bixhozi, ku gjatë grabitjes kishte plagosur tre persona.
Aliko ishte vetëm pak metra larg makinës së tij kur iu bë atentati. Mësohet se i riu pas tentativës së atentatorëve ka shkuar në shtëpi të merrte armën e tij dhe t’i kundërpërgjigjej autorëve. Ndërkaq, në vendgjarje policia ka gjetur rreth 20 gëzhoja dhe mendohet se janë përdorur 2 armë.