INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin fakte të reja mbi vdekjen e Prince [FOTO]

Dalin fakte të reja mbi vdekjen e Prince [FOTO]

Publikuar më: 12:11 24-08-2016

Vazhdojnë të dalin fakte të reja mbi vdekjen e yllit të pop-it, Prince.

Pasi në rezidencën e tij u gjetën pilula të forta, këtë herë ka folur ish shpërndarësi  i drogës i cili i ka pohuar mjekut të këngëtarit se ishte pikërisht kjo  pilulë ajo që e vrau.  Prince vdiq nga një mbidozë fentanyli , një drogë sintetike 50 herë më e fortë sesa heroina. Doctor D pohon se Prince arrinte të shpenzonte deri në 40.000 dollarë  për furnizimet e tij gjashtë mujore me këto pilula.

Edhe pse në to  ishte gdhendur etiketimi standart “Watson 385”, pasi janë testuar është zbuluar se në të vërtetë përmban fentanyl ,substancë shumë e fuqishme e cila është përgjegjëse për vdekjen e këngëtarit të “Purpole Rain” .

Prince nuk kishte një recetë për fentanyl  në kohën e vdekjes së tij, dhe kjo i  ka çuar zyrtarët për të besuar se ai mund të ketë qenë duke marrë pilula të falsifikuara pa e ditur përmbajtjen e tyre.

Por sipas Doctor D, duke qenë se ylli i pop-it e merrte këtë pilulë prej 25 vitesh, do ta kishte njohur fare mirë përmbajtjen e saj ndaj edhe është i bindur se ai do tia ketë kërkuar përzierjen fatale të pilulës shpërndarësit tek i cili e blinte sepse përzierja e hidrokon-it me fentanylin nuk është diçka që ndodh gabimisht, por një kombimin që një  tregtar mund të bëjë për klientin e tij. 

Article Logic
Execution time: 0.0035731792449951