Aktualisht ata janë nga çiftet më në zë të Hollywood të cilët organizuan një ceremoni martesore fantastike me të ftuar të shumtë si artistë dhe personazhe me influencë.
E kemi fjalën për martesën e tenistes me famë botërore Serena Williams me bashkëshortin e saj Alexis Ohanian.
Sot prestigjozia e modës “Vogue” ka publikuar foto eksluzive nga dasma e çiftit e cila u zhvillua në New Orleans.
Me një fustan bust dhe një kapote tyli të bardhë dhe me flokët e kapura thjeshtë, Serena Williams shkëlqen në krahë të bashkëshortit i cili Alexis Orhanian i cili ishte veshur me një xhaketë të zezë, këmishë me frude dhe papion.
Detajet e dasmës ishin vertet të veçanta si për shembull ftesat ku shkruhej: “Një histori e lashtë sa vetë koha”, si edhe unazat e çiftit, të dyja prej oriri të kuq të zbukuruara krejtësisht me diamante.
Një prezencë e veçantë për çiftin ishte vogëlushja e tyre vetëm 2 muajshe Alexis Olympia të cilën e mbante në krahë tezja e saj Isha.