Ja ku u shfaqën nusja dhe dhëndri i ardhshëm mbretëror.
Vetëm pak orë pas lajmit se ata do të martohen, Princ Harry dhe partnerja e tij Meghan u shafqën bashkë në Kesington Palace , pasditen e sotme. Kështu ata e bënë publik lajmin e martesës. Teksa e pyetën se kur e kuptoi se ajo ishte e duhura, princi u përgjigj: Që herën e parë që u takuam. Teksa po largoheshin, ajo që ra në sy ishte edhe unaza mahnitëse me diamantë, të cilën Harry e kishte zgedhur vetë. Sipas burimeve zyrtare, dasma do të mbahet në pranverën e vitit 2018.