INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin materiale të reja për Saimir Tahirin: ''Makinën e ka blerë Moisiu kushëririt Saimir Tahirit...''

Dalin materiale të reja për Saimir Tahirin: ''Makinën e ka blerë Moisiu kushëririt Saimir Tahirit...''

Publikuar më: 19:09 03-01-2018

Ky është materiali i dytë i siguruar nga politiko.al, gjatë së cilit do të dëgjoni një bisedë disa minutëshe, regjistruar nga Prokuroria e Katanias, zhvilluar ndërmjet pjesëtarëve të ‘klanit Habilaj’, të mbajtur në përgjim për disa vjet.

Në materialet e përgjimit disa minutëshe përmendet emri i Saimir Tahirit, vjedhja e votave dhe Audi i famshëm.

Në materialin e dytë audio të publikuar nga Politiko.al, më i gjatë se i pari, fitet gjerësisht për makinën e Saimir Tahirit, ministër i Brendshëm në atë kohë, që ‘ndërroi duar’ duke iu kaluar Habilajve.

Ashtu si në materialin e parë, me ‘B’ janë shënuar biseduesit dhe me numra secili prej tyre.

AUDIO 2

(muzikë labe në sfond)

B1: Çfarë të bjerë seria se…

B2: Ç’të bjerë seria, se seria është për të gjithë Shqipërinë, jo vetëm Vlora seri tjetër, Berati seri tjetër, Berati apo Tirana.

B1: Eee iku ajo kohë kur ish me rrethe dhe i bëri AA të gjithë. Tani targat janë çfarë nxjerr kompjuteri në seri.

B3: Nëse Presidenti e ka 01-shi, 02-shi e ka kryeministri, 03-shi e ka ai kushëriri jonë. …03-in e ka Artani që ja dha ai.

B2: Kush Artan?

B3: Ishte i kushëririt tonë kryeministrit, ça është ai tashi…

B1: Saimirit. Saimir Tahirit.

B3: 01 e ka Presidentit, 02 e ka Kryeministri, 03 e ka Saimiri

B2: Pra, është ministër i Brendshëm ai.

B3: E ka tashi me gjithë dokumente ai Artani, e ka të tijën personale vëllaaaa. E përdor Artani në Vlorë, e ka me dokumente të tijat.

B2:Atë ia ka dhënë kushëririt në besim, nuk ia dha…Ia dha Moisiut në fillim.

Moisu ia bleu sa i desh bytha atij ia bleu.

B2: Çfarë makine është, Audi

B3: Audi siç e ka Xhorxhua.

B2: A-6a?

B1: E shoku, Pajton është. 12 pistonëshe shokuuu. Pajton 12 pistonësh benzine….Sa harxhon ai nga këtu deri në

Brindizi?

B3: 250 euro benzinë.

B2: 6 mijsh benzinë po ça thua ti ere, ai do çisternën me vete.

B2: Po sa nxjerr ajo?

B3: 260

B2: Ajo 180-shen, 200-shen se ndjente fare. E kishte xhamin… dopio xham. kaq.

B2: Po ça është ajo, amerikane, ça mund të jetë?

B3: Po dopjo xhamo, o.

B1: Pajton o.

B3: Na u qepën ne në Taranto me një Golf të ri. Na u qepën këta nga mbrapa. Jepi dru, i tashë. Ikëm ikëm ne, në një lokal i thashë unë hape krahun të pimë kafe. Dhe ardhën ata. Na falni tha, kush e ka këtë makinë? Unë, i thashë. Ca makine është tha. Me katër rrota i thashë. Jo çfarë motori tha, mos më keqkuptoni, tha. Pajton, i thashë unë. Të thashë, i tha ai.

……

B3: Kur vajtëm ne në Vlorë u turrën policët. O ti q. nënën. U turrën për ndonjë lek ata. E bllokuan. Një t’ja bërë i zoti. O ju q… robt, u tha. Ju do mbani këtë makinë, u tha. Hap portën u tha, se u q…nënën. ..më tha mua, më sill bllokun. Po ishte blloku që ka atë të sinjaleve. I thashë unë po ç’e do?…Filluan ata hap dyer,

hap kofano. Për lekë. I zoti priste te porta.

…një ta marrë unë në telefon dhe i thasë: hajde ore, se na bllokuan. Dëgjon ore, një të marrë Moisiun në telefon, i thashë hajde ore… /Politiko.al http://www.politiko.al/2018/01/audio-2-ai-kusheriri-jone-saimiri-saimir-tahiri-ate-ia-ka-dhene-kusheririt-ne-besim-nuk-ia-dha/#http://www.politiko.al/wp-content/uploads/2018/01/EKSLUZIVE-FOTO-TITULL.jpg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213