INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin në ankand flokët e John Lennon: Shifrat janë marramëndëse!

Dalin në ankand flokët e John Lennon: Shifrat janë marramëndëse!

Publikuar më: 12:38 09-02-2016

John Lennon është i pranishëm edhe në ditët e sotme, ose më saktë disa copëza të tij.

Së fundmi, një tufë flokësh të tij ka dalë në shitje pas 50 vitesh të ruajtura nga një parukier. Tashmë kjo tufë flokësh ka dalë në ankand në Dallas nga Heritage Auctions, duke nisur nga 12.000 dollarë, një çmimim i cili pritet rritet dita ditës deri më 20 Shkurt.

Sipas Heritage, tufa e flokëve është prerë prej tij në shtator të vitit 1966, gjatë xhirimeve të filmit “How I Won The War” me regji të Richard Lester, ku Lennon mori pjesë si aktor, roli i së cilit ishte Musketeer Gripweed. Klaus Baruck, parukieri që punonte në sheshin e xhirimit, e ruajti këtë tufë flokësh për gati 50 vjet dhe më në fund erdhi momenti që dikush tjetër të jetë mbajtësi i tyre. Nuk do ishte aspak e çuditshme të thoshim se mund të jeni dhe ju!

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268