INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin në dritë sms kërcënuese në celularin e biznesmenit që u qëllua me plumb në kokë

Dalin në dritë sms kërcënuese në celularin e biznesmenit që u qëllua me plumb në kokë

Publikuar më: 11:10 01-07-2017

Në celularin e biznesmenit Tefik Hyka, që pësoi një atentat ditën e mërkurë, janë dërguar dy mesazhe kërcënuese.

Burime pranë policisë bënë të ditur lajmin pasi verifikuan tabulatet telefonike, ku u zbuluan sms-të, të cilat nuk dihen sa nga kush janë dërguar. Bëhet me dije që në këto sms flitej për shuma të konsiderueshme parash që biznesmeni 56-vjeçar u kishte borxh disa personave. Të afërm pranë tij treguan për kërcënimet, por nga ana tjetër shoferi i tij nuk konfirmoi faktin që punëdhënësi i tij ndihej i kërcënuar. Persona të ndryshëm që e njihnin biznesmenin dhe të afërm të tij nga Tirana kanë ngritur dyshimet se ai jepte para me fajde, dhe për shkak të borxheve merrte shuma të mëdha parash. Këto i merrte nga persona të ndryshëm dhe më pas i paguante në formë page mujore me interesa të larta.

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662