Ka mjaftuar një postim në Twitter mbi Britney Spears i reporterit Robin Leach nga Las Vegas Sun, që interneti të çmendet.
Kjo pasi Robin ka zbuluar se pas 4 javësh, praktikisht më 6 maj, princesha e pop-it do të hedhë në treg albumin e 9-të, pasarardhësin e "Britney Jean", dështimit që të gjithë duhet ta harrojmë. Njëkohësisht në postimet e tij reporteri i Las Vegas Sun, ka treguar se më 18 prill Britney do të xhirojë gjithashtu edhe klipin e ri që do të shoqërojë albumin. Kujtojmë që me 22 prill do të mbahen Billboard Music Awards, ku thuhet se Spears do të jetë një ndër performueset. Hmmm të jetë një koinçidencë? Nuk besojmë!