INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, 'katrosha' me shumicë

Dalin notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, 'katrosha' me shumicë

Publikuar më: 15:21 21-06-2018

Janë publikuar ditën e sotme dhe notat e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturën shtetërore.

Në një njoftim zyrtar, Ministria e Arsimit bënë me dije se në këtë testim kanë hyrë 35.609 nxënës në total.

Ndër ta rreth 1.366 maturantë kanë rezultuar ngelës, pra janë vlerësuar me notën 4.

Ndërsa rreth 221 maturantë gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë vlerësuar me notën maksimale, 10.

Siç shihet dhe nga rezultatet numri i nxënëseve me rezultate të dobët është 6 herë më i lartë në krahasim me studentët me notën 10.

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082