INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin pamjet e kamerave të bizneseve, drejtuesja e makinës në vend të frenonte i dha më shumë gaz [FOTO]

Dalin pamjet e kamerave të bizneseve, drejtuesja e makinës në vend të frenonte i dha më shumë gaz [FOTO]

Publikuar më: 11:24 09-08-2018

Pas mbledhjes së dëshmive dhe pamjet nga kamerat e sigurisë ekipi hetimor ka nisur të ndërtoj dinamikën e ngjarjes së rëndë që tronditi ditën e djeshme opinionin publik.

Një automjet tip benz me drejtuese Rozina Koleci ka përplasur 4 persona, dy nga të cilët ndërruan jetë menjëherë.

Viktimat ishin një 29-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë, dhe një vajzë 7-vjeçare.

Sipas të dhënave gruaja nuk ka qenë duke ecur me shpejtësi të lartë, por pasi ka përplasur të riun me biçikletë nga paniku në vend që të frenojë i ka dhënë gaz makinës duke marrë përpara nënën me dy vajzat e saj 6 dhe 7 vjeç.

“Po vija nga ura e Institutit dhe pashë momentin kur makina i ra gruas me dy fëmijë. Biçikletën nuk e pashë. Në fakt, makina nuk ishte me shpejtësi. U tmerruam, me thënë të drejtën. Fëmija ishte i vdekur para makinës sonë. Ishin pamje të tmerrshme” shprehet njëri prej dëshmitarëve.

1533733973_fotglaeirasotkamezaksindeti2.jpg

Pas përplasjes dytë makina vijuar të eci deri kur është përplasur me një furgon në korsinë tjetër.

“Në rast se nuk do e ndalonin makinat me të cilat u përplas, aksidenti do ishte edhe më i tmerrshëm. Do kishte shkaktuar një tragjedi të madhe. Me vjen shumë keq, jam e tmerruar nga ajo që pashë. Nëna ishte në trotuar bashkë me vajzat kur makina i përplasi të tria”, tregon një dëshmitar që ndodhej fare pranë vendit ku ndodhi aksidenti.

1533733973_fotglaeirasotkamezaksindeti1.jpg

Në fakt, kështu ka rezultuar edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë. Ndërsa vetë drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin, ende nuk ka mundur të tregojë versionin e saj për ngjarjen, pasi ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. Dëshmitarët e tjerë treguan se kanë shkuar t’i vinin në ndihmë të plagosurve, por kanë parë se djali me biçikletë nuk kishte shenja jete, po ashtu as vajza e mitur.

Ndërsa kanë nxituar të lajmërojnë Policinë dhe ambulancën për të marrë të plagosurit e tjerë.

“Nxituam t’u vinim në ndihmë, por nuk kishim se çfarë të bënim. Djali me biçikletë kishte vdekur. Shkuam edhe te vajza e vogël, por pamë që edhe ajo kishte ndërruar jetë.

Të gjithë nxorëm telefonat të lajmëronim Policinë dhe ambulancën. Erdhën shumë shpejt, por nuk kishin as ata çfarë të bënim më, gjithçka kishte mbaruar”, shprehen dëshmitarët.

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873