Era Istrefi tashmë është një emër shumë i njohur në mbarë botën pas suksesit të padiskutueshëm me “BonBon”. I suksesshëm rezultoi edhe kënga “Redrum” i cili ka arritur mbi 28 milion klikime në 6 muaj dhe sigurisht që Era nuk e ka ndërmend të ndalet këtu. Projekti i saj i ri do të vijë në bashkëpunim me reperin e njohur French Montata dhe titulli do të jetë No, I love yous" (Jo, ju dua...)
Ky bashkëpunim do të publikohet më 25 shtator dhe videoklipi po xhirohet këto ditë. Era Nuk i ka lënë për shumë gjatë kuriozë fansat dhe ka publikuar një foto nga xhirimet e klipit. Këngëtarja shfaqet si gjithnjë e veshur me shumë stil në një sfond të verdhë dhe zebër dhe nga kaq sa pamë, presim diçka që do të na lërë me gojë hapur.