INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin pamjet, shihni si ushtari grek qëlloi me automatik drejt policisë shqiptare! [VIDEO]

Dalin pamjet, shihni si ushtari grek qëlloi me automatik drejt policisë shqiptare! [VIDEO]

Publikuar më: 22:20 29-10-2018

Vazhdon të jetë temë e nxehtë për politikën, median dhe policinë greke, vrasja e minoritarit Kostandinos Kaçifa nga RENEA në fshatin Bularat, pasi ky i fundit hapi zjarr ndaj policisë gjatë festimeve për Ditën Kombëtare të Greqisë dhe nuk nguroi të zbrazte dy karikatorë të tjerë mbi forcat speciale gjatë operacionit të ndjekjes së tij.

Mediat greke kanë publikuar një video ku shfaqet Konstantinos Kacifa disa momente përpara se të qëllohej për vdekje nga efektivët e RENEA-s në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Në videon e bërë publike nga televizioni grek “Open”, 35-vjeçari shfaqet i veshur me uniformën ushtarake, teksa në duar mban një automatik.

Konstantinos Kacifa hap zjarr në drejtim të të automjetit të policisë në qendër të fshatit Bularat. Pamjet janë regjistruar me celular nga brenda lokalit të fshatit, ndërsa dëgjohen edhe disa të shtëna.

Article Logic
Execution time: 0.0031528472900391