Dy peshkatarë janë zhdukur në ujërat e lumit Vjosë dhe dyshohet se janë mbytur.
Lorenc Doko 32 vjeç dhe Elson Kerri, 37 vjeç kanë dalë mbrëmjen e kaluar për të hedhur rrjetat në grykëderdhjen e Vjosës dhe që prej atij momenti kanë humbur kontaktet me familjarët.
Trupat e tyre ende nuk janë gjetur, teksa policia ka nisur kërkimet.
Peshkatarët e tjerë kanë parë momentin kur ata ranë në ujërat e Vlorës dhe menjëherë sinjalizuan policinë.
Njëri nga peshkatarët është nga fshati Dellinj dhe tjetri nga fshati Delisuf. Trupat e tyre ende nuk janë gjetur, teksa policia ka nisur kërkimet.