Ashtu siç ishte njoftuar, mbrëmjen e sotme janë zbardhur detaje të reja për aktivitetin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn.
Në emisionin “Ajsberg” është publikuar pjesë të investigimit e papublikuar më parë e audiopërgjimit të gazetarit Jetmir Olldashi. Gazetari dhe dëshmitari Albert Veliu pasi shkojnë në një fshat për të siguruar drogë dhe flasin me kryeplakun, ata nisen drejt lokalit të Agron Xhafajt por që nuk e gjenë aty.
Kështu ‘Babalja’ vendos ta marrë në telefon ku e thërret me nofkën “Pasha”. Madje është publikuar me video momenti kur Albert Veliu kontakton Agron Xhafaj ku del emri dhe numri i vëllait të ministrit.
Provat e reja tregojnë gjithashtu se si mund të gjendet lehtësisht drogë dhe të bësh pazare për trafikimin e lëndëve narkotike në Vlorë e Tragjas.
Ndërkohë që sot gazetari ka dhënë dëshminë e tij dhe në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dëshmuan më herët dhe tre zyrtarë të PD-së.