INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin të tjera të dhëna për identitetin e terroristit të ISIS në Londër [FOTO]

Dalin të tjera të dhëna për identitetin e terroristit të ISIS në Londër [FOTO]

Publikuar më: 10:41 24-03-2017

I shtrirë në tokë dhe i qëlluan në kraharor, zbulohen foto të reja që tregojnë momentin kur terroristi Khalid Masood u plagos në mënyrë fatale ndërkohë që polici hero iu hodh përpara.

Imazhet tregojnë vrasësin, i cili kishte lindur në Britani dhe punonte si mësues anglishteje, të qëlluar për vdekje jashtë Dhomave të Parlamentit. Daily Mail tregon se ai u lind nën emrin Adrian Elm në dalje të Londrës përpara se të konvertohej në fenë muslimane. Më pas kaloi 4 vite duke dhënë mësim në Arabinë Saudite, ku mendohet se mund të jetë radikalizuar. Bëhet me dije nga autoritetet e Scotland Yard se Masood kishte një listë të gjatë me krime nën emrin e tij, por nuk ishte dënuar kurrë për akte terroriste. Në një sulm në vitin 2003 ai i kishte ngulur një thikë në fytyrë një personi. ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se vrasësi ishte një “ushtar i Shtetit Islamik”.

sold4.jpg

sold2.jpg

sold1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018641948699951