E ftuar në emisionin “Tek Une me Arjola Shehun”, Dalina Buzi ka treguar për eventin që vodhi vëmendjen e gjithë medias. Ajo tregoi se ishte Elvana Gjata dhe Valdrin Saiti që i besuan të gjithë organizimin dhe se çdo detaj në event ishte i mirëmenduar. Pjatat e personalizara, copat e zgjedhura me shumë kujdes, dekori i përshtatur për t’u kthyer në Francën e vitit 1900 dhe shumë elementë të tjera, të cilat Dalina i zbulon në këtë intervistë.
“Për hir të së vertetes, artistet e ftuara janë nga më të njohurat në vend dhe unë doja të bëja një event të denjë për këto vajza, siç ato e meritonin, siç e meritonte Elvana dhe Valdrini dhe siç e meritonte vetë eventi. Çdo gjë ka qenë e menduar seë bashku me skenografin dhe e studiuar në detaj” thotë ndër të tjera krijuesja e Anabel.
Por çfarë ka zbuluar tjetër Dalina Buzi gjatë kësaj interviste? Këtë e mesoni në videon e mëposhtme. Ndiqni edhe insertin që ju çon brenda dhomës së Altar: