INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalja e Britanisë nga BE, Osborn: Na bën më të varfër

Dalja e Britanisë nga BE, Osborn: Na bën më të varfër

Publikuar më: 09:53 19-04-2016

Ministri i Financave në Mbretërinë e Bashkuar, George Osborn, ka deklaruar se “Britania e Madhe do të jetë në mënyrë të përhershme më e varfër nëse largohet nga Bashkimi Europian”.

Ndërsa po afrohet data e referendumit në të cilin britanikët do të vendosin nëse duan apo jo të qëndrojnë ende në Union.

Sipas medieve ndërkombëtare, Osborn foli pas publikimit të rezultateve të një studimi të Thesarit mbi koston e daljes nga BE, i cili parashikon se të ardhurat kombëtare në vend do të jenë 6 % më të vogla deri në vitin 2030.

E thënë në vlerë monetare, kjo do të thotë 4300 stërlina më pak në vit për çdo familje. Ministri i Financave është shprehur se raporti largohet nga retorika e javëve të fundit dhe paraqet fakte për atë që pritet të ndodhë.

“Konkluzionet nuk mund të jenë më të qartë. Britania do të jetë më e varfër nëse largohemi nga BE. Dhe pikërisht njerëzit më të varfër të vendit janë atë që do të lëndohen më shumë”, deklaroi Osborn, i cili shtoi se e gjithë bota thotë të njëjtën gjë dhe nuk ka dyshime se dalja nga BE është e dëmshme për Britaninë.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557