INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalja e parë pas humbjes/ Hillary Clinton bën një rrëfim befasues

Dalja e parë pas humbjes/ Hillary Clinton bën një rrëfim befasues

Publikuar më: 11:50 17-11-2016

Hillary Clinton u shfaq për herë të parë në mërkurën në mbrëmje që kur pranoi humbjen në zgjedhjet presidenciale amerikane. Ajo ishte ftuar në një takim të një grupi që mbron të drejtat e fëmijëve, por tha se kishte menduar ta anulonte takimin.

Me fytyrë të lodhur, ajo tha: “E pranoj se ardhja këtu nuk ishte diçka e lehtë për mua”.

“E pranoj se disa herë këtë javën e fundit, thjesht doja të mblidhesha kruspull, të lexoja një libër të mirë, të përkëdhelja qentë tanë dhe të mos dilja më kurrë nga shtëpia”.

Megjithatë ajo u bëri thurrje audiencës që të luftojnë për “vlerat amerikane dhe të mos dorëzohen kurrë”.

Clinton fitoi votën popullore, por humbi votën elektorale.

“E di se shumë njerëz janë zhgënjyer për rezultatin e zgjedhjeve. Edhe unë, më shumë nga sa mund ta shpreh. E di që nuk është e lehtë. Shumë njerëz kanë pyetur gjatë javës së shkuar nëse Amerika është vendi që kanë menduar se ishte”.

“Ndarjet ishin të qarta dhe të thella këto zgjedhje, por më dëgjoni mirë: Amerika ia vlen. Fëmijët tanë ia vlejnë. Besoni tek vendi ynë, luftoni për vlerat tona dhe mos u dorëzoni kurrë”.

Article Logic
Execution time: 0.0033609867095947