INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dallga që i “përpiu” të gjithë përnjëherë

Publikuar më: 06:11 25-01-2016

Pas paralajmërimeve për të mos rrezikuar jetën në pikën turistike, një dallgë masive ka goditur një turmë njerëzisht në pellgjet shkëmbore të Sidneit, duke lënë të plagosur 4 persona. Dy helikopterë kanë nxituar menjëherë për në Parkun Mbretëror Kombëtar pasditen e së dielës për të kuruar njerëzit e plagosur.

Një burrë mori plagë në kokë, dy persona gërvishtje në këmbë dhe një tjetër në mjekër. Një incident i ngjashëm ka ndodhur në pellgjet shkëmbore australiane të njohur si “Figure 8 Pools” në 10 janar, ku u plagosën 100 vizitorë. Dikur pika turistike ka qënë një vend sekret por vitet e fundit u kthye në një senascion për foto në rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0035648345947266