Ditën e djeshme, këngëtarja Adelina Tahiri ndau në rrjete sociale disa poza super seksi ku kishte pozuar me bikini dhe tregonte linjat e saj perfekte. Megjithëse ka arritur të ketë një trup super të mirë që pas lindjes së djalit dhe është kujdesur goxha për format, duket se këngëtarja nuk i ka rezistuar tundimit për të bërë pak photoshop.
Në njërën prej pozave, ndjekësit kanë vënë re menjëherë shtrembërimin e derës dhe tubit të ujit, të cilat ndodheshin në sfondin ku kishe pozuar këngëtarja. Të shumta ishin komentet që vërshuan në profilin e saj duke e akuzuar për photoshop, ndërsa Adelina më në fund ka reaguar.
Ajo ka zgjedhur të mos kthejë asnjë përgjigje por të fshijë foton e publikuar. Fotoja e photoshop-uar nuk ndodhet më në profilin e saj, ndërsa pak minuta më parë ka publikuar një tjetër foto me bikini nga plazhi.