INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘‘Dama me Kamelie’’, një dashuri e pamundur në Teatrin Kombëtar. Regjisorja Luli Hoxha, tregon detajet [FOTO]

‘‘Dama me Kamelie’’, një dashuri e pamundur në Teatrin Kombëtar. Regjisorja Luli Hoxha, tregon detajet [FOTO]

Publikuar më: 14:56 16-12-2017

Kur ajo vendoste mbi gjoks një kamelie të bardhë, të gjithë më-tonjësit e saj i binin ndër këmbë.

Ndër sallonet e Parisit të shekullit XIX,  ajo ishte një nga kurtizanet më të famshme. E bukur, e zgjuar, por me një fat tmerrësisht tragjik. Një histori që vazhdon të trondisë  adhuruesit e letërsisë dhe të operistikës.

Nën titullin “Dama me kamelie”, kjo vepër do të ngjitet premierë absolute në Teatrin Kombëtar në datën 8 dhjetor. Vepra vjen nën regjinë e Luli Hoxhës dhe nën interpretimin e aktorëve Viktor Zhusti, Raimonda Bulku, Laert Vasili, Luli Hoxha, Gjergj Mena, Xhino Musollari, Karafil Shena dhe Josif Sina. Një projekt me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Teatrit Kombëtar.

Vepra e famshme letrare vjen në skenën shqiptare e  dramatizuar nga Laert Vasili dhe Luli Hoxha ecila  është edhe regjisorja e shfaqjes.

Dama me Kamelie, një kryevepër e autorit Aleksander Dama, sjell një realitet të hidhur të pandryshueshëm, skamje, luks, fat të mbërthyera nga pasioni.

Vepra flet për  një dashuri midis një kurtizaneje të shekullit të XIX, siç është Margerite Gutiere, e interpretuar nga Luli Hoxha  dhe Armand Duval një  borgjez i ri  dhe i pashëm, nga klasa e mesme, interpretuar nga Laert Vasili. Është pikërisht  përpjekja e këtyre të rinjve për të gjetur dhe për të jetuar të lirë ndjenjën e tyre.

Gjithashtu në këtë shfaqje spikat edhe i aktores së mirënjohur shqiptare, Raimonda Bulkut. Ajo i jep jetë rolit të Prudencës në kryeveprën “Dama me Kamelie” të Alexandre Dumas, ndërsa aktori Viktor Zhusti me rolin e babait, për të vijuar dhe me personazhe të tjerë në vepër.

Luli Hoxha, protagonistja kryesore si dhe regjisorja e kësaj shfaqje, ka dhënë një intervistë ekskluzive për In Tv, ku ka shpjeguar me detaje rolin e saj në skenë si dhe vështirësitë për realizimin e kësaj shfaqje.

- Çfarë është Dama me Kamelie?

Dama me Kamelie është një nga kryeveprat botërore të Aleksander Dumai (I Biri). Unë e kam një nga kujtimet e mia të fëmijërisë që kur e kam lexuar për herë të parë dhe prandaj zgjodha edhe rolin e protagonistes pasi e pashë vetën të mishëruar tek ai personazh.

- Cili është roli juaj në skenë përveçse regjisore?

Unë kam rolin kryesor, pra jam protagonistja që jam munduar ta bëj me shumë dashuri

- A ishte kjo një vepër e vështirë për ta vënë në skenë?

Ishte tepër e vështirë. Unë them që kryevepra të tilla janë gjithmonë thikë me dy presa, o ia arrin ose nuk ia del

-Sa kohë iu është dashur për ta vënë në skënë këtë shfaqe?

 Pothuajse një vit më është dashur për ta vënë në skenë.

-Si e ka pritur publiku këtë shfaqe?

Publiku e ka pritur shumë mirë, shumë entuziastë. Na kanë duartrokitur pafund dhe i falenderoj nga zemra për mbështetjen që na japin.

-Cili është mesazhi që do u jepni të rinjve?

Kam vetëm një mesazh për të rinjtë. Jini vetëvetja dhe dashuroni, dashuroni, dashuroni.

 

fccb4e5c-21f0-443a-aeec-2a5d4a44e708.jpg767e4ed8-3f0f-4582-b73c-10f3cdc4822c.jpg10aa37fe-a656-4a56-b3dd-a8976a402687.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042269229888916