INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Damian Gjiknuri provokon, thirrje për vota njësoj siç doli në përgjime

Damian Gjiknuri provokon, thirrje për vota njësoj siç doli në përgjime

Publikuar më: 11:00 21-06-2019

Ish-ministri Damian Gjiknuri është njëri prej socialistëve të kapur në përgjimet e publikuara nga BILD. Mes të tjerash, ai thoshtë në zgjedhjet në Dibër, një prej bashkëpunëtorëve të tij në mbledhjen e votave, kishte bërë “tërmet”. Këtë fjalë Gjiknuri këto ditë dëgjohet ta thotë edhe në takimet elektorale në Vlorë.

Gjatë takimeve në njësinë Shushicë, ish-ministri i bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime duke shkaktuar një tërmet. "Të dalim masivisht në votime, ta bëjmë ‘tërmet’ të vërtetë. Nuk ka shans të tjetërsosh votën e qytetarëve, nuk mund të përmbyset pushteti me dhunë”, ka thënë ai.

Ai foli dhe për ndëshkime të rënda për ata që mund të shkaktojnë dhunë më 30 qershor. "Kush tenton dhunën do ndëshkohet njëherë e mirë", shtoi Gjiknuri. Duket se fitorja që do të arrijë PS nuk janë vetëm bashkitë, që tanimë i ka të sigurta, por nxjerrja e sa më shumë qytetarëve që të votojnë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0029098987579346