INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Damiano dhe Armela armiq? Këto foto i tregojnë të gjitha! [FOTO]

Damiano dhe Armela armiq? Këto foto i tregojnë të gjitha! [FOTO]

Publikuar më: 15:59 10-09-2017

Ishin një ndër çiftet më të përfolur brenda shtëpisë së Big Brother dhe shumë të komentuar ishin edhe jashtë saj. Pasi dolën nga shtëpia e “BB9”, Damiano dhe Armela janë komentuar shumë për një lidhje të mundshme mes tyre, si dhe për disa zënka, pas “thumbave” që kanë lëshuar ndaj njëri-tjetrit.

Të fundit ishin ato që lidhen me këngën që pritet të publikojë Damiano. Shkrimi i Armelës na la të kuptojmë se kënga është shkruar për të dhe të njëjtën gjë kishte kuptuar dhe Damiano, i cili reagoi menjëherë duke u shprehur se ajo po përpiqej të tërhiqte vëmendje me projektin e tij.

Mirëpo zënka mes tyre ka marrë fund dhe ata janë miq, nga ata miqtë që darkojnë së bashku. Është Damiano ai që ka publikuar një foto në Instagram teksa ndodhet për darkë në një restorant me të ëmën e Armelës ku ka shkruar “më e mirë e ëma se e bija. Respekt per ket nene ❤️. Dhe shume faleminderit per darken miqesore. ❤️”

agalliudamiano1.png

Edhe mamaja e Armelës ka publikuar një foto me Damianon, të bijën dhe një grua tjetër. Epo tashmë s’kemi më dyshime për miqësinë e tyre.

mamidamiano.png

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215