INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Damiano i Big Brother rrëfehet: Ja çfarë po ndodh mes meje dhe Armelës

Damiano i Big Brother rrëfehet: Ja çfarë po ndodh mes meje dhe Armelës

Publikuar më: 15:01 07-10-2017

Damiano i Big Brother është përfolur shumë për lidhjen e tij me konkurrenten tjetër të këtij spektakli, Armelën, lidhje që përfundoi pas daljes së tyre nga shtëpia e 'Big Brother'.

Damiano ishte i ftuar në emisionin ‘Oktapod’ në Vizion Plus dhe lidhur me Armelën deklaroi: ‘Unë Armelën e kam thjesht xhan dhe mes nesh nuk ka asgjë dhe nuk ka pasur kurrë. Unë për momentin jam single, por Armelën e takoj ashtu si dhe njerëzit e saj thjesht për hir të asaj që ne kemi kaluar bashkë’.

 Ai deklaroi: ‘Kam gati këngën e dytë për në dhjetor, do jetë një këngë ‘me spec’ për të thumbuar të gjithë personazhet VIP pasi këtu të gjithë e mbajnë veten për VIP. Këtu ngatërrohen gjërat, të gjithë ata që dalin në televizor e mbajnë veten për VIP-a ndërkohë që janë thjeshtë persona publik’.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723