Damiano Agalliu i rikthehet vëmendjes publike kësaj here duke sjell klipin e tij të dytë. I ftuar në “Një kat më lart” me Ermal Peçi ai tregoi se kënga s’ka qenë një dëshirë e fëmijërisë siç shumë thonë, por një projekt që e shikon për të qenë në treg por edhe për të fituar para.
“Kompozitori i këngës vuri pambuk në vesh kur unë këndoja. Por pas të dytës vjen e treta, s’dini asgjë akoma. Kënga është një trampolinë për të qënë IN dhë për të bërë lekë në Shqipëri” – tha Damiano.
Ai bën ironi kur thotë se ka ‘blerë’ klikime referuar gjysmë milionë shikime që ka marrë klipi i parë. Me shaka Ermali i drejtohet duke i thënë se ku i gjen gjithë këto lëkë, çfarë punë bën ai në Suedi?
“Unë punoj shumë. Kam punuar shumë. Nuk them çfarë punë bëj, por sa marr në fund të muajit. Kam punuar në fillim edhe ngarkim-shkarkim mallrash. Duhet ta bëja. Nuk është aq e lehte jetesa atje” – vijoi Damiano. Por si e konsideron ai veten, këngëtar, personazh reality?
Ndiqni për më shumë intervistën e plotë më Damianon në “Një kat më lart”.