Damiano u eleminua javën e kaluar nga Big Brother, por si jashtë ashtu edhe brenda ka qënë një ndër personazhet më të komentuar.
Mirëpo “thyerja e rregullave” e penalizoi atë dhe Damiano ka dhënë intervistën e parë duke rrëfyer të gjitha të vërtetat. I ftuar në “Xing me Ermalin”, ish-konkurenti i BB9, zbuloi arsyet e eleminimit, historinë e videos me miqtë, shfaqjen e ish- të dashurës dhe mesazhet e shkëmbyera gjatë kohës që ishte në izolim.
“Videoja me miqtë është bërë para se të futesha në shtëpi.
Para se të futesha u kam thënë familjarëve për audicionet. Vendosëm që videoja të publikohej ndërkohë që isha brenda. Po mos të kisha prova nuk do e thoja këtë. Nuk më premtoi njeri fitoren. E kisha menduar se do fitoja, se do ecja shumë.”
“Vajza që nxorri videon ka komunikuar më vonë me mua. E kam të qartë çfarë ka ndodhur. Përsa i përket celularit unë u kërkova 3 moldave në atë kohë, por më sollën celularin. Kur bëra video-call me Veselin e kisha Donjetën afër. I kërkova atij të kontaktonte me familjen time t’u thoshte që jam mirë.”- është shprehur ish-banori.
Damiano ka zbuluar edhe arsyen e eliminimit që sipas tij ndodhi ngaqe ishte i padëshirueshëm.
“Dola sepse isha i padëshirueshëm. Unë jam fitues sepse fitova publikun . Mora atë që doja.”
“Shyqyr që më mbrojti Olti Curri. Do ti jap një drekë po duhet të marrë një kredi më parë. “- është shprehur Damiano me shaka.
“Nuk kam bërë asnjë fushatë për Big Brother. Bëja lojë të pastër. Provokoja deri në një cak. Kjo ishte loja të tregosh se deri ku mban tjetri. “- përfundon Damiano.